SHQIPTARET DHE ARBERESHET TE BASHUAR NE MBROJTJE TE SIMBOLEVE TONA
Rezidenca romane e heroit tone kombetar, pallati "Skanderbeg", e gjendur ne sheshin me te njejtin emer nr. 117 ne Rome, rezikon te zhduket perjetesisht nga memoria jone kolektive. Kjo per aresye te urdherit te Kryebashkiakut Walter Veltroni per ta shnderruar kete pallat, simbol per 7 milion shqiptar e per mese 1 milon arberesh, ne Muze Kombetar te Makaronave ne nderim te guzhinierit te famshem italian Vincenzo Agnesi. Sigurisht qe ne kete menyre qytetari i pare i Romes, Veltroni, me prepotencen e nje injorance te tejskajeshme e te nje filosllavizmi evident, gje qe karakterizon me te shumtit e se majtes Italiane, kerkon te anjentoje nje institucion te panshqiptarizmit, nje figure si Skenderbeu i cili jo vetem u pagezua nga Papet si hero i qyteterimit Europian por njihet edhe si nje ekponent qe ndikoi fuqimisht ne evolucionin e Rilindjes Europiane. Per fat te keq, megjithe kundershtimet dhe apelet e shumta te bera nga "Lidhja nacionale e shoqatave shqiptare dhe arberesh ne Itali", shnderrimi i Pallatit te Skenderbeut ne Muze Kombetar te Makaronave duket se ka hyre ne nje rruge pa kthim. Indinjata jone eshte e papershkrueshme por nuk ka vend per shkurajim. Ndaj me kete rast kerkojme solidaritetin e opinionit publik, te organizmave qeveritare e partiake te Shqiperise qe te gjithe sebashku ti dergojme nje note proteste bashkise se Romes, ne mbrojtje te identitetit dhe simboleve tona kombetare. Duke shpresuar qe te fitojme betejen lidhur me rikthimin e objektit ne fjale akademikeve, historianeve e albanologeve, duhet menduar edhe per rehabilitimin e pallatit te Skenderbeut gje per te cilen "Lidhja Kombetare te Shoqatave Shqiptare dhe Arberesh", ka vene ne dispozicion vleren e 500 kopjeve te shitura te librit te botuar ne Itali nga Presidenti i "Lidhjes" Alban Kraja, " Skenderbeg-La campagna d'Italia ". Kush deshiron te shprehe protesten e tij ne lidhje me sa me siper eshte i lutur te kontaktoje "Lidhjen" ne: www.legaalbanese.com Zyra e shtypit, informacionit dhe maredhenieve me publikun te "Lidhjes nacionale shqiptare dhe arberesh ne Itali" Sekretari Dott.ssa Cristina Zoli.
NENSHKRUAJ PETICIONIN PER MBROJTJEN E SIMBOLEVE TONA Kliko Ketu
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Informacion
Ne mbledhjen e saje te rradhes, zhvidhuar me 28.11.2004, ne ora 21.00 ne Gubbio (PG), kryesia shqyrtoi propozimin e bere nga anterari i saj z. Tomor Ymeri per ndyrshime ne organet drejtuese te Lidhjes. Pas konsiderates qe disa nga anetaret e tjere te kryesise shprehen mbi punen kostrutive dhe te pakursyer te zhvilluar deri tani nga z. Baçi, me shumice votash u mor vendimi per te zevendesuar ne rolet drejtuese te Lidhjes zv/presidenten zonjen Elfrida Toska me zotin Gani Baçi. Gjithashtu, ne kete mbledhje te kryesise u analizua dhe kerkesa per adezion e bere nga shoqata e shqiptareve ne Messina (Siçili), "Toka jone" e cila prej vitesh operon me seriozitet ne sherbim te kombit dhe te bashkeatedhetareve tane qe gjinden ne ishullin me te madh te Italise. Kjo kerkese, e shqyrtuar paraprakisht nga kolegji i garanteve, u brohorit nga te pranishmit dhe "Toka jone" u pranua si anetare me te drejta te barabarta ne kryesine e "Lidhjes nacionale te shoqatave shqiptare dhe arberesh ne Itali". Kjo shoqate do jete e prezantuar ne menyre te vazhdueshme prane Lidhjes me Presidenten e saje zonjen Angje Hilaj. Vendimet e mesiperme hyjne ne fuqi menjehere. Zyra e shtypit, informacionit dhe maredhenieve me publikun te "Lidhjes nacionale shqiptare ne Itali". Rimini 29.11.2004
**************************************
Njoftim.
Njoftohen te gjithe pjesetaret dhe simpatizantet e " Lidhjes nazionale te shoqatave shqiptare dhe arberesh ne Itali " se mbledhja e radhes e keshillit drejtues mbahet ne Massa Carrara , diten e premte (10.09.2004) ora 19.30 (konvokacioni i pare) dhe te nesermen, e shtune ora 10.00, (konvokacioni i dyte). Ne rend te dites: 1- Diskutim mbi pelegrinazhin qe Lidhja kerkon te organizoje nentorin e ardhshem prane Mausoleut te mbretit Gent ne Gubbio (Perugia). 2- Informacion mbi takimet qe presidenti Alban Kraja ka bere me disa qarqe politike dhe istitucionale ne Shqiperi ne lidhje me te drejten e votes per emigrantet shqiptar, rrit te cilin mund ta kryejne prane perfaqesive diplomatike te Rep. se Shqiperise. 3- Diskutim mbi bashkerendimin e mundshem te punes mes te gjitha shoqatave per realizimin e nje 28 nentori te paharrueshem. 4- Diskutime dhe mendime per kohen dhe vendin ku do mbahet Kongresi i pergjithshem qe Lidhja ka ne programin e saj. 5- Te ndryshme. P.S .Per te njohur rrugen qe duhet ndjekur per te arritur ne Carrara, si dhe vendin e takimit, jeni te lutur te kontaktoni anetarin e kryesise se lidhjes z. Gani Baci te numerin e celularit 347.1145013 . Zyra e shtypit, informacionit dhe marredhenieve me publikun . www.legaalbanese.com e-mail; info@legaalbanese.com
Rimini 07.09.2004
INFORMACION
Ne mbledhjen e rradhes te kryesise se “Lidhjes nazionale te shoqatave shqiptare dhe arberesh ne Itali” diten e premte 10.09.'04 ne Carrara (MS) u moren keto vendime:
1- Festa perkujtimore me rastin e pavaresise se vendit tone te zhvillohet si ne kalendar diten e diel, 28 nentor '04, dhe me aderimin e te gjitha shoqatave anetare te Lidhjes u vendos qe aktivitetet e shumta, ne program te ç'do shoqate, te unifikohen dhe per nje dite te tere te komemorohet kjo feste ne qytetin Gubbio (Regione Umbria). Kjo per aresye se festa e pavaresise koiçidon me 2150 vjetorin e vdekjes se sovranit te fundit te ILIRISE, mbretit Gent.Pra, diten e diel 28 nentor '04, nga ora 10 te mengjesit deri ne ora 20.00 te mbremjes, prane mausoleut ne Gubbio qe mban eshtrat e mbretit Gent, do te zhvillohen nje sere aktivitetesh me pjesemarrjen e disa artisteve te njohur te kenges popullore dhe te muzikes klasike. Te pranishem dhe nje sere figurash qendrore te artit, ekonomise, politikes dhe medias (shqiptare e italiane).
2 - U pranua kerkesa per adezion e shoqates se shqiptareve “At Gjergj Fishta”, operative ne rajonin Liguria, me qender ne La Spezia. Ndersa kerkesat per adezion te paraqitura nga kater shoqata te tjera ju kaluan per shqyrtim kolegjit te garanteve te cilet do te shprehin opinionin e tyre ne mbledhjen e ardheshme te keshillit drejtues.
3 - Me propozimin e anetareve te kryesise z.Gani Baçi dhe z.Tomorr Ymeri , keshilli drejtues vendosi qe te shqyrtoje mundesine e hapjes se selive te Lidhjes te pakten nje per ç'do rajon te Italise si dhe te nje salle polivalente ku anetaret dhe simpatizantet e lidhjes te mblidhen ne menyre te vazhdueshme.
4 - Ne lidhje me takimet qe Presidenti i “Lidhjes” dott. Alban Kraja zhvilloi me disa qarqe te politikes dhe istitucioneve ne Shqiperi, referoi se çeshtja e se drejtes se votes per emigrantet shqiptar per zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi, gje te cilen mund ta bejne prane zyrave konsullore, nuk eshte me nje utopi. Nje sere politikanesh kane shprehur disponibilitetin e tyre qe te impenjohen ne menyre qe nje gje e tille te arrihet. Eshte fakt qe ne saje te perpjekjeve te “Lidhjes” per te drejten e votes emigranteve shqiptar (qe perbajne jo vetem ¼ e popullsise por edhe kolonen vertebrale te ekonomise shqiptare), partia me e re e sapoformuar ne Shqiperi, LSI e ka futur ne programin e saj.
5 - U vendos qe te hidhen bazat per kurorezimin me sukses te Kongresit te pergjithshem te “Lidhjes” qe do te mbahet pranveren e ardheshme.
Zyra e shtypit, informacionit dhe maredhenieve me publikun
Rimini 14.09.2004
|